Telegrafi

Grubi dhe Pavlova shprehen për bashkëpunim dhe euro-integrime

Ministrja bullgare për Zhvillim Regjional, Liliana Pavlova në takim me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, Artan Grubi, në Sofje të Bullgarisë ka thënë se Bullgaria do të investon për më shumë projekte infrastrukturore, energjetike dhe në projekte të tjera me të vetmin qëllim për përafrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

Ndërsa Artan Grubi, kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, ka deklaruar se sfida e radhës për Maqedoninë është data për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, ndërsa ka shtuar duke thënë se në periudhën që vjen, do të vazhdojnë me reformat dhe përforcimin e nismave për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura deri në qëllimin final, që Maqedonia të integrohet në BE dhe NATO. /TV21/