Deputeti i BDI-së, Artan Grubi theksoi se kryeministri Zoran Zaev ishte i vendosur të jepte dorëheqje, pas refuzimit të hapjes së negociatave me BE-në.
Ai për emisionin “Opinion” tha se udhëheqësi i BDI-së, Ali Ahmeti nuk e lejoi Zaevin të jepte dorëheqjen, duke argumentuar se mos hapja e negociatave me Maqedoninë nuk ishte një dështim i qeverisë, por një gabim i Bashkimit Evropian.
“Ai ishte gati të jepte dorëheqjen për shkak të zhgënjimit të madh. Sepse ai mori premtime të mëdha. Merkel ka vizituar Maqedoninë”, tha Grubi.
Në pyetjen e gazetarit se pse Zaev ndryshojë mendjen për dorëheqjen e tij, Grubi tha se Ahmeti i tha se nuk ka arsyeje që të pranojmë fajin, sepse faji është në Bashkimin Evropian të cilët nuk arritën ti mbajnë premtimet./Telegrafi/