Telegrafi

Gruas së cilës iu shkatërrua shtëpia nga aksidenti që shkaktoi Anne Heche, reagon pas vdekjes së aktores

Lynne Mishele është pronarja e shtëpisë ku Anne Heche pësoi aksidentin e frikshëm, gjersa prona mori zjarr menjëherë pas përplasjes.

Tani ajo ka bërë një reagim në rrjete sociale duke shprehur ngushëllime për vdekjen e aktores për shkak të komplikimeve pas aksidentit.

Mishele tha: “Lajmi për vdekjen e Anne Heche është i tmerrshëm. Familja, miqtë dhe fëmijët e saj, veçanërisht, me të vërtetë kanë pësuar një humbje të madhe dhe zemra ime është me ta”.

“E gjithë kjo situatë është thjesht tragjike dhe me të vërtetë nuk ka fjalë. Unë po dërgoj dashuri për të gjithë të përfshirët”, tha tutje ajo.

E njëjta kishte thënë më parë se ishte jashtëzakonisht me fat që i mbijetoi aksidentit, meqë ndodhej në një pjesë tjetër të shtëpisë.

Lexo po ashtu Vdes aktorja Anne Heche, një javë pas aksidentit famëkeq me veturë

Ndërkohë që policia e Los Angelesit po hetonte situatën, e ndjera thuhej se ishte nën ndikimin e substancave narkotike.

Anne Heche (Foto: Getty Images)

Anne Heche vdiq dy ditë më parë për shkak të lëndimeve nga përplasja me makinë, u tha se ajo pësoi “një dëmtim të rëndë anoksik të trurit”.

Një burim i tha Page Six se “Anne kishte një zemër të madhe dhe preku këdo që takonte me shpirtin e saj bujar. Më shumë sesa talenti i saj i jashtëzakonshëm, ajo e shihte përhapjen e mirësisë dhe gëzimit si punën e jetës së saj”.

“Ajo do të mbahet mend për ndershmërinë e saj dhe do të na mungojë të gjithëve”.

Pamje nga aksidenti që shkaktoi Anne Heche

Anne është njohur edhe për lidhjen që kishte me prezantuesen Ellen DeGeneres. /Telegrafi/

Makina me të cilën e shkaktoi aksidentin Anne Heche