Telegrafi

Gruas 62-vjeçare i bie të fikët, policia shqiptare e çon në maternitet (Video)

62-vjeçarja Barizhe Mance rrëfen se në 13 shtator 2016 kishte gjetur jashtë portës një shashkë dhe e kishte varur mbi portë. Kjo u bë shkak që policia ta arrestonte dhe të bastiste shtëpinë e dy të moshuarve, Mezhdet dhe Barizhe Mance.

I shoqi rrëfen ditën kur policia arreston bashkëshorten e tij dhe me forcë kontrollon gjithë shtëpinë sikur të ishte ndonjë kriminele.

Ai shton se kur mbërritën në oborrin e komisariatit, bashkëshortes së tij i bien të fikët dhe policët e dërgojnë 62-vjeçare në maternitet sikur ishte shtatzënë. Zonja Barizhe tregon se ka përjetuar turpin më të madh në një moshë të vjetër.

Dy të moshuarit kërkojnë përmes emisionit ” Fiks Fare” që të dëgjohet historia e tyre, të dihet e vërteta e tyre dhe kur të dalin në qytet, të dalin me kokën lart dhe jo t’ia bëjnë me gisht. /Top Channel/