Një debat i tensionuar ka shpërthyer në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania mes Indritit dhe Rozana Radit.
Shkak për përplasjen u bë një koment i Rozanës lidhur me sjelljen e Indritit ndaj vajzave në shtëpi.
Rozana: “Mua s’më prek dot?”
Indriti: “Ç’ka ke, çfarë po thua?”
Rozana: “The që ke grua jashtë, unë s’të prek ty. Se një herë të preku Livia, the ‘kam grua jashtë’.”
Indriti: “Po, e kam. Ç’lidhje ka?”
Rozana: “Atëherë mos i prek vajzat e tjera!”
Indriti: “Pse e përmend gruan time? Mos e përmend fare!”
Rozana: “A e përmende ti i pari? Po pse e preke atëherë?”
Indriti: “Për çfarë e preka, për ngacmim?”
Rozana: “Pse u fërkove, për gangsterllëk?”
Indriti: “Kam sedër unë, o bukuroshe!”
Rozana: “Pse nuk kthen përgjigje për çfarë e preke?”
Indriti: “Më desh qejfi ta prek!”
Rozana: “Nuk del dot të prekësh gocat e botës!”
Debati ka tensionuar atmosferën në shtëpi, me banorët që u përfshinë në diskutime lidhur me sjelljen e Indritit dhe kufijtë e vendosur mes tyre.
Rrethana e debatit mbetet e paqartë, por duket se marrëdhëniet mes tyre do të vijojnë të jenë të tensionuara. /Telegrafi/