Telegrafi

Gruaja ushtron dhunë ndaj burrit të saj, ky i fundit strehohet te vëllau i tij në Rahovec

Një grua ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj, në Rahovec, njofton policia. Sipas policisë viktima kishte raportuar në polici se bashkëshortja e tij e kishte sulmuar fizikisht.

Policia bënë të ditur se pas pranimit të tretmanit mjekësorë i njëjti ishte dërguar edhe në Qendrën për Punë Sociale.

E dyshuara nuk e kishte pranuar fajin pas intervistimit. Viktima është strehuar tek vëllai i tij, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe mbrojtësi i viktimave dhe prokurori.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se, është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare-bashkëshortja e tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është intervistuar në prezencë të QPS-së. Po ashtu është intervistuar edhe e dyshuara, e cila ka mohuar të ketë ushtuar dhunë ndaj bashkëshortit. Viktima është strehuar tek familjari-vëllai i tij, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe mbrojtësi i viktimave dhe prokurori. Rasti në proces hetimor”, njofton Policia e Kosovës./Telegrafi/