Një grua që po shikonte televizor në shtëpi u trondit kur pa dhomën e saj të ndenjes të shfaqej aty.
Stephanie D’Agostini, 29 vjeç, po shikonte “Couples Therapy” nga rrjeti Showtime.
Ndërsa mbante në dorë telefonin, Stephanie ngriti sytë dhe vuri re gjëra që ishin të ngjashme me apartamentin e saj, si frigoriferi dhe një shenjë në kutinë e saj elektrike.
Dhe shpejt u bë e qartë se po shikonte një çift që kishte jetuar më parë në atë ndërtesë, përcjell Telegrafi.
Ajo më vonë u vërtetua se kishte të drejtë kur një producent nga emisioni i dërgoi mesazh duke i konfirmuar se çifti kishte jetuar në atë ndërtesë.
“Sapo vura re ngjashmëritë, u trondita për një moment dhe pata kaq shumë pyetje”, tha Stephanie.
“Kam ngritur rastësisht sytë dhe mendova, është e çuditshme që duket si frigoriferi im”, shtoi ajo.
@stefdagWhat?????? HELP♬ original sound – Stef Dag Comedy
“E nxora kamerën për të bërë një video duke menduar se e kanë xhiruar në ndërtesën time, e cila tashmë ishte e çuditshme. Dhe më pas, ndërsa po regjistroja, vura re se ata kishin të njëjtën ngjitëse në kutinë e tyre elektrike që kam unë”, vazhdoi Stephanie.
“Atëherë një producent nga emisioni më ka dërguar mesazh dhe më ka konfirmuar se në fakt ishte ndërtesa ime, aq shumë gjasa që të ishte edhe apartamenti im”. /Telegrafi/