Një përdoruese e TikTok-ut ka tronditur rrjetin kur tha se i dashuri e kishte tradhtuar ndonëse kjo ia kishte dhuruar atij veshkën e saj.
Colleen Le, hyri në një lidhje me djaloshin i cili kishte sëmundje kronike të veshkave dhe kishte nevojë për një transplant në moshën 17-vjeçare.
Jo vetëm që Collen braktisi lidhjen pa një veshkë – por mbeti me një zemër të thyer.
@colleeeniieok I’m done after this lol
Videoja virale ka marrë më shumë se dhjetë milionë shikime.
“E emocionuar që i dashuri im do të ketë një shans të dytë në jetë pasi mori veshkën time”, ishte mbishkrimi në videon që përdoruesja kishte ndarë.
Pas një momenti ajo shihet e shtrirë në shtrat dhe në video shfaqet mbishkrimi tjetër: “Më tradhtoi”.
Duke qartësuar situatën me shikuesit Colleen tha se ajo nuk është më me të dhe se nuk ka pasur kontakt me të që 5 vjet. /Telegrafi/