Site icon Telegrafi

Gruaja në Mitrovicë sulmon burrin me një mjet të fortë

Foto: Ilustrim

Një femër ka sulmuar me një mjet të fortë bashkëshortin e saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 20:53, në Mitrovicë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht me mjet të fortë bashkëshortin  viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version