Një grua shtatzënë ka shokuar njerëzit me barkun e saj super të fryrë.
Duke parë këtë nuk munguan edhe shakatë, nga ku një person komentoi se foshnja e saj jetonte në “një papafingo me WiFi” brenda barkut të saj, transmeton Telegrafi.
Brooke Luney nga Kalifornia, SHBA është në pritje të një djali në çdo moment tani – që është fëmija i saj i gjashtë.
Që kur mbeti shtatzënë, Brooke ka dokumentuar udhëtimin e saj në TikTok dhe YouTube. Ajo ka tërhequr shumë vëmendjen për shkak të stomakut të saj.
Shumë njerëz nuk mund ta besojnë se ajo ka vetëm një foshnje në stomak.
“Nuk është një fëmijë, janë 11”, shkroi një person. /Telegrafi/