Një grua shtatzënë ka menduar që gjatë kohës që do sillte në jetë foshnjën e saj të përdorte një maskim në mënyrë që burri të mos shikonte fytyrën dhe të dëgjonte dhimbjet e saj.
Aimee Smith 26 vjeç, nga Barrow-in-Furness në Angli, bleu maskën elektronike, të cilën e përdori gjatë gjithë kohës që ishte në sallën e operacionit për lindjen e djalit të saj, Albie.
Rezultatet që shkaktoi kjo maskë ishin të jashtëzakonshme. Zëri dhe mimika e saj është regjistruar nga bashkëshorti i saj që ishte i pranishëm gjatë lindjes së foshnjës, transmeton noa.
Qëllimi i saj ishte që bashkëshorti i saj të mbante mend vetëm momente argëtuese dhe jo fytyrën e saj teksa ajo sforcohej dhe bërtiste nga dhimbjet. Dhe mesa duket ja doli.
https://www.youtube.com/watch?v=ePq7aRqEdzc