Një grua shqiptare ka dalë para gjykatës pasi akuzohet për përfshirje në trafik njerëzish.
U. K., 32 vjeç, nuk u lejua të thoshte fjalën e saj kur u paraqit në bankën e të akuzuarve në Oxford Crown Court të premten.
Sipas oxfordmail.co.uk, së cilës i referohet Top Channel, avokati i saj, Oliver Snodin, tha se nuk kishte asnjë përkthyes shqiptar.
Gjykatësi Nigel Daly tha: Nëse ajo nuk mund të kuptojë siç duhet se çfarë po ndodh, ajo sigurisht që nuk mund të dënohet.
Në gjykatën e magjistraturës në shtator, ajo u përball me akuza për bashkëpunim me të tjerët për të dërguar ilegalisht njerëz në MB me gomone në shkelje të ligjit të imigracionit midis qershorit dhe tetorit 2022. Ajo gjithashtu u akuzua për mbajtje të 10 g kokainë dhe posedim të parave të pista.
Kurmekaj, nga Vineyard Close, Banbury vetëm konfirmoi emrin e saj kur u shfaq para gjykatësit Daly të premten.
Gjyqtari Daly caktoi përkohësisht që gjykimi të nisë më 28 shkurt, ndërsa çështja pritet të zgjasë tre ditë.
Të pandehurës i është caktuar masa e paraburgimit për t’u kthyer në gjykatë më 3 nëntor.