Telegrafi

Gruaja shkel qenin me veturë – në vend se të ndalej, e tërheq zvarrë për 20 metra me rrotat e pasme (Video, +18)

Në Shën Petersburg në Rusi ka ndodhur një aksident i tmerrshëm, të cilin e kanë filmuar kamerat e sigurisë, ku ka pësuar një qen i cili goditet nga një veturë që po e ngiste një femër.

Por sikur kjo të mos mjaftonte, ajo përveç se e ka përplasur, gruaja e ka tërhequr zvarrë me rrotat e pasme për dhjetëra metra, transmeton Telegrafi.

Ende nuk dihet nëse ky veprim ishte i qëllimshëm, apo nëse kishte rrëshqitur për shkak se rruga ishte e mbuluar nga bora.

Megjithatë, shoferja e veturës nuk është ndalur për të shikuar nëse qeni i ka mbijetuar përplasjes. Ajo vazhdoi rrugën, ndërsa qeni mbeti i shtrirë, mezi duke arritur ta lëviz bishtin. /Telegrafi/