Telegrafi

Gruaja rrihet nga burri dhe djali i saj në Han të Elezit

Foto: Ilustrim

Një femër ka raportuar se është sulmuar nga dy persona, bashkëshorti dhe djali i saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 09:00, në Han të Elezit.

Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin janë arrestuar të dyshuarit dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit bashkëshorti dhe djali i tyre, meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/