Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka tronditur opinionin në Britani të Madhe, ku shfaqen një grup adoleshentesh të cilat sulmojnë dhe rrahin brutalisht një grua.
Videoja fillimisht është postuar në Snapchat dhe prej atëherë është shpërndarë në gjithë botën, ku shihet se si viktima goditet pandërprerë nga një grup i vajzave të pashpirt, transmeton Telegrafi.
Raportohet se ngjarja e tmerrshme ka ndodhur pranë stacionit të autobusit në Speke, Meseyside të Anglisë.
Në video mund të shihet se si gruaja përplaset për tokë nga adoleshentet, të cilat gjithashtu e tërheqin zvarrë për flokë.
Por ajo çfarë ka shokuar më shumë britanikët, është fakti se si shumë të reja tjera që ishin rrethuar dhe nuk po ndërhynin të parandalonin rrahjen brutale, vazhdimisht dëgjohen duke qeshur dhe filmuar ngjarjen me telefona mobil, thuajse nuk po ndodh asgjë e keqe. /Telegrafi/