Site icon Telegrafi

Gruaja rrah burrin në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një person pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 01:00, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor . Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version