Site icon Telegrafi

Gruaja raporton se i mungojnë dokumentet personale të saj dhe vajzës në veri të Mitrovicës, dyshon se ia ka marrë burri

Foto: Ilustrim

Një grua ka raportuar se më datë 26.02.2025 i dyshuari me të cilin ka bashkëjetuar dhe kanë një vajze, ka vërejtur se në çantën e saj mungojnë dokumentet personale të vajzës dhe ankuesës, një kartelë bankare dhe pasaportat e tyre.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ankuesja këtë rast e ka raportuar të dielën në veri të Mitrovicës.

“Ankuesja kosovare me 02.03.2025 ka raportuar se me datën e cekur i dyshuari kosovar me të cilën kanë bashkëjetuar më herët dhe kanë një vajzë, ka vërejtur se në çantën e saj, mungojnë dokumentet personale të vajzës dhe ankueses, një kartelë bankare dhe pasaportat e tyre”, thuhet në raport.

Ndërkaq, lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version