Telegrafi

Gruaja raporton në Polici se ish bashkëshorti ia ka marr fëmijët që ishin në mbikëqyrje të gjyshes

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar në Polici se dy fëmijët e saj për të cilët e kishte kujdestarinë gjyshja e tyre, i kishte marr ish bashkëshorti i saj dhe kishin udhëtuar në shtetin e Gjermanisë pa aprovimin e saj.

Rasti ka ndodhur në Rahovec më 12 shkurt.

“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se dy fëmijët e saj për të cilët e kishte kujdestarinë gjyshja e tyre, i kishte marr  ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar dhe kishin udhëtuar në shtetin e Gjermanisë pa aprovimin e saj”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si “marrje apo mbajtje e kundërligjshme e fëmijës”. /Telegrafi/