Telegrafi

Gruaja që vdiq pasi u godit nga një veturë në Prishtinë ishte punëtore shëndetësore

Një grua, e cila u godit për vdekje të martën nga një veturë në rrugën C në Prishtinë ishte punëtore shëndetësore për një periudhë të gjatë në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QKMF), në Suharekë.

Për vdekjen tragjike të saj kanë reaguar edhe kolegët e saj nga QKMF “Rexhep Kuçi”, në Suharekë përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Lexo po ashtu Vetura që aksidentoi këmbësoren në Prishtinë, nuk përshtati shpejtësinë gjatë ngasjes

“Më datë 28.11.2023 me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e dr. Dashurije Gashi. Ishte një punëtore me vlera të larta humane dhe një profesioniste shëndetësore që me dekada iu përkushtua profesionit dhe ishte e palodhshme në shërbim të qytetarëve.

Në emër të QKMF-s ‘Rexhep Kuçi’ ju shprehim ngushëllimet më te sinqerta familjarëve dhe të gjithë kolegëve që ndanë një pjesë të jetës dhe të punës bashkë”, shkruhet në postim. /Telegrafi/