Telegrafi

Gruaja që përpiqet t’a gjejë vendin se ku ta mbushë makinën e saj me derivat

Të qenit i mbyllur brenda shtëpive tona gjatë pandemisë, nuk është për t’u habitur që disa gjëra që zakonisht i bëjmë çdo ditë, kur të kthehemi mund edhe ti harrojmë ato. 

Këto gjëra janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga vozitja e deri te pika e karburantit kur vendosim ta mbushim makinën, transmeton Telegrafi.

Dhe këtu kemi një rast kur një grua nuk arrin t’a gjejë vendin se ku duhet mbushur makina me karburant.

Kjo video u postua në Reddit dhe është shpërndarë jashtëzakonisht shumë nëpër rrjetet sociale.

HMC While i try to pump gas from r/holdmycosmo

Pas disa tentimeve ajo më në fund arrin t’a gjej vendin se ku mund ta mbush makinën e saj me karburant. /Telegrafi/