Site icon Telegrafi

Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Nikita Hand është shpërblyer me 248,603 euro, pasi një juri në Gjykatën e Lartë të Dublinit vërtetoi se McGregor e kishte sulmuar në një hotel në Dublin në vitin 2018.

Pas vendimit, Hand tha se “drejtësia u bë”, duke shtuar se ky proces kishte ndikuar rëndë në jetën e saj dhe të familjes.

McGregor, i cili mohoi akuzat dhe insistoi për seks konsensual, nuk komentoi pas vendimit, por më vonë deklaroi se do ta apelojë çështjen, shkruan SkyNews.

Ai shprehu zhgënjimin që juria nuk kishte dëgjuar të gjitha provat.

Hand e përshkroi incidentin si një “makth” dhe tha se shpreson që historia e saj të inspirojë të tjerë të flasin dhe të luftojnë për drejtësi, pavarësisht kush është personi përfshirë.

Ajo e përfundoi duke thënë se tani mund të përpiqet të shikojë përpara për të ardhmen me familjen dhe miqtë. /Telegrafi/

Exit mobile version