Telegrafi

Gruaja me prejardhje aziatike nokautohet në mes të ditës në New York, kamerat e sigurisë kapin momentin e tmerrshëm

Një burrë është filmuar duke e goditur me grusht në fytyrë një grua aziatike, duke bërë që ajo të rrëzohet në tokë nga goditja e fuqishme që mori para një restoranti kinez në New York.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur gruaja pa kurrfarë paralajmërimi goditet në fytyrë nga një burrë me ngjyrë, që vinte nga ana e kundërt e saj, transmeton Telegrafi.

55-vjeçare shihet se si po ecte e qetë dhe me maskë në fytyrë, kur në mënyrë plotësisht të befasishme goditet nga burri i cili madje kërcënon kalimtarët e rastit që tentojnë t’i dalin në ndihmë gruas.

Pas intervenimit të policisë, sulmuesi është kapur dhe dërguar në spitalin psikiatrik me qëllim që mjekët të japin një vlerësim rreth gjendjes së tij mendore.

Megjithatë, policia ka njoftuar se po heton rastin dhe shpejt pritet të dalim me një komunikatë ku do të bëhet e ditur nëse ka pasur indikacione për sulme në baza racore, apo dyshja kishin ndonjë çështje të pazgjidhur më parë. /Telegrafi/