Ju mund të keni dëgjuar për aktoren indiane, Pryanka Chopra, që është shpallur ‘Miss Bota’.
Ajo me të vërtetë është e bukur dhe gjatë 15 viteve karrierë ka mësuar shumë metoda për të mbajtur bukurinë e saj, transmeton Telegrafi.
Flokët
Ndoshta pjesa që më së shumti vërehet tek ajo janë flokët e saj të mrekullueshme. Kur ajo është pyetur se cili është sekreti i flokëve të saj, ajo kishte thënë se vaji i nxehtë është shumë efektiv dhe ndihmon kundër rënies së flokëve. Ajo bën masazh me vaj të nxehtë tri herë në javë.
Lëkura
Gjëja kryesore për një lëkurë të bukur dhe të shëndetshme është konsumimi i mjaftueshëm i ujit. Ajo ka thënë: “Pini shumë ujë dhe gjithmonë pastrojeni fytyrën para se të flini”.
Ajo gjithashtu jua sugjeron edhe një ilaç me dy përbërës, gjysmë filxhani jogurt dhe dy lugë gjelle me lëng limoni.
Thjeshtë i përzieni përbërësit dhe i lyeni flokët me to.
Pastaj pritni 30 minuta dhe i pastroni flokët me shampon. /Telegrafi/