Telegrafi

Gruaja nga Washingtoni e infektuar me coronavirus, lindi vajzën e saj në gjendje kome

Një grua nga Washingtoni e infektuar me coronavirus, lindi foshnjën e saj ndërsa ishte në gjendje kome induktive.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Angela Primachenko, 27 vjeçare, nga qyteti Vancouver, ishte 33 javë shtatzënë me vajzën e saj kur rezultoi pozitive me COVID-19.

Tetë ditë më vonë, ajo u vendos në ventilator, si dhe në gjendje kome – kjo pasi mjekët në Qendrën Mjekësore Legacy Salmon Creek, ia mundësuan lindjen për t’i dhënë asaj dhe foshnjës një shans për të jetuar.

“Nuk isha e sigurt se ku isha. Isha shumë e hutuar. Nuk e ndjeja barkun tim, nuk e dija se ku ishte fëmija im. Unë isha në izolim, dhe nuk isha në gjendje madje as të takoj burrin tim”, tha Primachenko.

“Natyrisht, askush nuk e priste që unë do të sëmuresha, kështu që jo, absolutisht jo, nuk prisja ta lindja fëmijën tim”, tha mamaja.

“Pas gjitha ilaçeve dhe gjithçka tjetër, u zgjova krejt papritur, dhe nuk e kisha më barkun e fryrë. Është jashtëzakonisht e pabesueshme”, ka shtuar ajo.

Primachenko doli nga gjendja e ventiltorit më 6 prill, dhe iu dha mundësia të shkonte në shtëpi gjatë vikendit. Raportohet se ajo se ende nuk e ka takuar vajzën e saj të porsalindur, Ava, e cila mbetet në njësinë e  kujdesit intensiv neonatal të spitalit (NICU), ndërsa ka rezultuar negative me coronavirus. /Telegrafi/