Policia e Kosovës ka njoftuar se ankuesja femër nga Vushtrria ka raportuar se bashkëshorti i saj kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e tij.
Rasti ka ndodhur me 8 janar 2022 rreth orës 12:35.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar të hapet rasti i cili vazhdon të hetohet. /Telegrafi/