Site icon Telegrafi

Gruaja nga SHBA thotë se foshnja i shpëtoi jetën, pasi një cistë në vezore iu gjetë gjatë skanimit për shtatzëni

Sangela Martins kreu kontrollën e saj të parë për shtatëzani pas 11 javësh, dhe mjekët i thanë se gjendja e fëmijës është stabile.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vetëm tre javë më vonë, një skanim tjetër i identifikoi asaj një cistë në vezoren e saj të majtë.

Sangela pogon se foshnja e saj i shpëtoi jetën asaj, pasi ajo u diagnostikua dhe u kurua shumë shpejt nga kanceri i vezores.

Gruaja 34 vjeçare nga Virxhinia e SHBA-së, mirëpriti ardhjen e foshnjës në muajin mars, vetëm dy muaj pasi kreu nëntë seanca të kimioterapisë.

Bëhet e ditur se aktualisht gjendja e Sangelas dhe e foshnjës së saj është stabile, dhe e mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version