Telegrafi

Gruaja nga SHBA hodhi foshnjën në kontejnerin e mbeturinave, dënohet me 16 vite burgim

Një grua e re nga Nex Mexico e cila vitin e kaluar hodhi foshnjën e porsalindur në kontejnerin e mbeturinave, është dënuar mbrëmë me 16 vite burgim.

Gjykata dënoi Alexis Avil, 19-vjeçe, nën akuzën për tentim vrasje dhe për keqtrajtim të foshnjës, transmeton Telegrafi.

Më 7 janar 2022, kalimtarët e gjetën foshnjën në një kontejner mbeturinash në Hobbs, një qytet me rreth 40,000 banorë.

Foshnja mbijetoi. Avil, e cila në atë kohë ishte 18 vjeç, i tha policisë se nuk e dinte se ishte shtatzënë deri një ditë para se të lindte.

“E di që ajo që bëra ishte e gabuar dhe i vetmi person të cilit me të vërtetë duhet t’i kërkoj falje është fëmija im”, tha Avila në gjykatë dje. /Telegrafi/