Telegrafi

Gruaja nga Seattle grumbullon një koleksion prej 5,631 rosash nga goma

Një grua nga Seattle me një koleksion prej 5,631 rosash gome tha se fillimisht kishte ndërmend të linte koleksionin me vetëm shtatë nga lodrat.

Charlotte Lee, 54 vjeç, tha se bleu rosat e saj të para prej gome në 1996 për të dekoruar banjën e saj.

“Mendova se do të tërhiqesha pasi kisha bërë shtatë lodra, por më pas miqtë do të vinin dhe do t’i shihnin ato”, tha Lee për Guinness World Records, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

“Së shpejti, do t’i merrja si dhurata për ditëlindjen time, Krishtlindjet, kurdoherë!”, vazhdoi tutje ajo.

Lee tani ka 5,631 rosa, duke i dhënë asaj Rekordin Botëror Guinness për koleksionin më të madh të rosave të gomës.

Ajo deklaroi se koleksioni i saj është ende në rritje.

“Kam gjithashtu një ushtri të tërë miqsh dhe të njohurish që më ndihmojnë të gjej rosat në të gjithë botën”, tha ajo. /Telegrafi/