Një grua vegane që nuk ka përdorur shampo për gjashtë vjet ka thënë se heqja e produkteve konvencionale i ka bërë flokët e saj të duken më të shëndetshëm se kurrë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Laura Ashley, nga Riverside, Kaliforni, është një kampione e metodës ‘no poo’ – një lëvizje ku njerëzit nuk përdorin shampo – dhe pretendon se është komplimentuar rregullisht nga të huajt për flokët e saj të gjatë kaçurrelë.
Ashley, 27-vjeçare pretendon se sekreti i flokëve të saj joshëse është shmangia e shamponave ‘korporative’ dhe thjesht krehja e më pas larja e tyre me ujë.
Pronarja e një biznesi të veshjeve Laura, e ndau rutinën e saj të kujdesit të flokëve në mediet sociale dhe u prit me reagim të përzier.
Përkundër komenteve të ndryshme për flokët e saj, ajo mirëpriti njerëzit për mendimet e tyre.
“Për momentin, rutina ime e flokëve është që të kreh flokët para dushit. Hyj në banjë dhe i pastrojë me duar dhe ujë, masazhoj lëkurën e kokës dhe vendos një krehër me dhëmbë të gjerë nëpër flokët e mi”.
“Sapo të dal, i mbështjell flokët me peshqir për gjysmë ore dhe më pas vendos pak vaj argani ose vaj rozmarine”.
Laura fillimisht bëri një përzierje natyrale për të larë flokët e saj – duke përdorur sodë buke dhe uthull. /Telegrafi/