Site icon Telegrafi

Gruaja nga Kalifornia gjeti 36,000 dollarë të fshehura në një divan që e mori falas, pasi e gjeti në internet

Një grua nga Kalifornia, e cila mori një divan nga një i panjohur, falas në internet, bëri zbulimin e jetës së saj, kur më vonë gjeti 36,000 dollarë (në vlerë 34,000 euro) para të gatshme të fshehura brenda tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Vicky Umodu, një banore e San Bernardino County, tha se ajo po kërkonte përmes Craigslist për të blerë mobilje për shtëpinë e saj të re kur gjeti disa pjesë që dikush po i jepte falas.

“Unë mendova: Ndoshta është një mashtrim. Thashë: Më lejoni t’i telefonoj ata”, tha Umodu për median.

Gruaja më vonë mësoi se familja po jepte mobiljet për shkak të vdekjes së fundit të një të dashuri të tyre.

“Sapo u transferova dhe nuk kisha asgjë në shtëpinë time. Isha shumë e emocionuar, kështu që e morëm divanin dhe e sollëm”, shtoi Umodu.

Megjithatë, pasi i zhvendosi pjesët në banesën e saj, Umodu vuri re diçka të veçantë.

Të fshehura nën një jastëk ishin 36,000 dollarë në para.

Gruaja nga Kalifornia njoftoi familjen, duke i ofruar kthimin e shumës, e cila më pas e shpërbleu bujarinë e saj.

Familja tha se nuk ishin të sigurt pse kishte kaq shumë para në divan dhe më vonë zbuluan qindra dollarë të tjera të fshehura në shtëpinë e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version