Përderisa nuk mund të shkojmë me pushime për shkak të pandemisë së coronavirusit, mund të shijojmë diellin në ambientet tona në shtëpi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një grua nga Britania e Madhe u shpreh e pikëlluar për faktin që ajo dhe familja e saj nuk mund të shkojnë në plazh, vendosi ta sjellë atë në kopshtin e saj të shtëpisë.
“Fëmijët u pikëlluan që nuk do e shijojnë plazhin këtë vit, kështu e solla atë tek ne”, tha ajo.
Siç shihet në fotografi, zona u mbulua me rërë, dhe më pas u rrafshua për t’i dhënë formën e një plazhi të vërtetë.
Lidhur me këtë projekt, të kënaqur janë shprehur edhe fëmijët e saj, të cilën lozin pothuajse çdo ditë në kopsht. /Telegrafi/