Telegrafi

Gruaja nga Afrika theret për vdekje, ndërsa trupi i saj gjendet i varur në një pemë

Një grua u ther për vdekje në Afrikë të Jugut, ndërsa trupi i saj ishte varur në një pemë në Johanesburg.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Tshegofatso Pule, 28 vjeçare, ishte tetë muaj shtatzënë.


Ekzistojnë nivele të larta të dhunës ndaj grave në Afrikë të Jugut, pasi statistikat e publikuara vitin e kaluar treguan se 2,930 gra u vranë, në një periudhë 12 mujore nga viti 2017 deri në vitin 2018.

Bëhet e ditur se 28 vjeçarja u shpall e humbur javën e kaluar, ndërsa trupi i saj u gjet të hënën, raporton gazeta Sowetan.

Vdekja e saj ka ngjallur edhe reagimin e masës në mediet sociale, pasi kërkojnë të gjejnë autorin e krimit. /Telegrafi/