Telegrafi

Gruaja nën ndikimin e alkoolit rrah burrin në Fushë Kosovë

Foto: Ilustrim

Një femër nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 00:50, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, e dyshuara është arrestuar dhe më pas me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar e dyshuara f/k, pasi që e njëjta nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj viktimë m/k. E njëjta me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/