Telegrafi

Gruaja në TikTok ka treguar arsyen pse sa herë që përgatit biskota, e bën edhe një pa çokollatë

Festat po afrohen dhe tani është atmosfera më e mirë e vitit për të përgatitur ëmbëlsira.

Përdoruesja në TikTok, ELizabeth Manley ka zbuluar arsyen pse sa herë që bën biskota, ajo përgatit edhe një pa çokollatë, transmeton Telegrafi.

Në videon virale, të shikuar më shumë se 10 milionë herë, Manley tregoi se si qeni i saj me emrin Brooks pret me durim derisa ajo gatuan biskota.

@elizabethmanley_He always deserves a cookie♥️♥️♥️♬ Real Love Baby – Father John Misty

Kështu, ajo përgatit edhe një biskotë për qenin e saj, por pa çokollatë.

Kjo pasi disa përbërës të biskotave, si çokollata dhe ëmbëlsuesit e ndryshëm, janë të dëmshme për qentë. /Telegrafi/