Një grua nga Kentucky, SHBA, tha se e pranoi fatin e saj të lotarisë si “një shenjë” kur fitoi një ‘jackpot’ prej 200 mijë dollarësh në të njëjtën ditë kur doli në pension.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja nga Floyd County iu tha zyrtarëve të Lotarisë Kentucky se ajo bleu biletën e saj me gërvishtje prej 10 dollarësh “Tree-Mendous Winnings” nga Double Kwik në Prestonburg në të njëjtën ditë kur doli në pension pas 36 vitesh si infermiere.
Lojtarja shpejt zbuloi se do të fillonte pensionin e saj me një shtesë prej 200,000 dollarësh.
“Ishte e pabesueshme”, tha ajo. “Unë sapo kisha dalë në pension atë ditë. E pashë këtë si një shenjë se duhej të lija punën”.
Fituesja vizitoi selinë e lotarisë në Louisville dhe mori në shtëpi 142,000 dollarë pas taksave. /Telegrafi/