Site icon Telegrafi

Gruaja në SHBA e zbuloi se ishte shtatzënë vetëm 15 minuta përpara se ta lindte foshnjën

Një studente e re e kolegjit, e cila kreu lindje vetëm 15 minuta pasi e zbuloi në mënyrë tronditëse se ishte shtatzënë, ka zbuluar se fillimisht shkoi te mjeku sepse mendoi se kishte ‘apendicit’ dhe përfundoi në proces të lindjes.

Kayla Simpson, 21-vjeçare, një studente në Universitetin e Indianës, u trondit kur pa një foshnje kur mjekë e saj i bënë një ekografi pasi mendoi se vuante nga apendiciti sepse kishte ngërçe të rënda dhe gjakderdhje, transmeton Telegrafi.

Studentja vuante nga ato që ajo mendonte se ishin dhimbje të forta të menstruacioneve, por nuk tregoi shenja shtatzënie – dhe ndërsa mendonte se do të largohej nga spitali pa apendiks, ajo u largua me një të porsalindur.

@kaylanicolesimpson♬ original sound – KUWTK

Vajza e saj, Madi, një vjeçe, u lind vetëm 15 minuta pasi u krye ekografia, duke i lënë të gjithë të shokuar.

Në një seri videosh virale të postuara në llogarinë e saj në TikTok, studentja shpjegoi se si përfundoi duke e kuptuar se ishte gati të lindte.

@kaylanicolesimpsoncrazy that a year ago I was 9 months pregnant♬ Made You Look – Meghan Trainor
Exit mobile version