Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht, e më pas edhe është gërvishtur me thikë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar.
Rasti ka ndodhur më të martën në Mitrovicë të Jugut, rreth orës 12:40.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht, e me pas edhe është gërvishtur me thikë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/