Ky është momenti kur turistët e plazhit të Santa Monikës në Kaliforni mbetën të habitur kur panë se një grua nxori për shëtitje një gjirafë përgjatë rërës.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, qytetarët u ndalën për një moment për të filmuar kafshën gjigante teksa po dilte për një shëtitje.
Derisa gjirafa ecën e qetë përgjatë plazhit, i ndjekur nga tre monitorues, frekuentuesit e plazhit nuk hezituan të ndanin komentet e tyre: “Nuk është diçka e përditshme të shohësh një gjirafë”.
“Ajo është çmenduri”, thotë një tjetër frekuentues i plazhit. /Telegrafi/
There’s a giraffe at the beach in Santa Monica pic.twitter.com/8waOe08pT2
— Bill Melugin (@BillFOXLA) September 6, 2021