Telegrafi

Gruaja në Brazil godet me çadër kur ai vodhi celularin e vajzës së saj, hajduti me biçikletë rrëshqet në tokë dhe rrahet nga banorët

Një nënë e guximshme në Brazil rimori telefonin e vjedhur të vajzës së saj 15-vjeçare, duke e qëlluar hajdutin me çadër derisa ky i fundit u përpoq të arratisej me biçikletën e tij.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, kamerat e sigurisë në Sao Vincente, një qytet bregdetar në Sao Paolo, kapën momentin kur sulmuesi kapi me forcë telefonin celular të vajzës dhe iku me shpejtësi.

Derisa banditi u largua, pamjet tregojnë se si nëna e vajzës, 50 vjeçe, e ndoqi atë kur më në fund e goditi me ombrellë.

Hajduti që po arratisej me biçikletë rrëshqiti nga toka e lagur me ujë dhe u rrëzua në tokë.

Njëra prej këmbëve të sulmuesit bllokohet nga biçikleta dhe dy gratë e kapin me duar, dhe brenda disa sekondave ndërhyjnë edhe vendasit që ishin dëshmitarë të sulmit.

Mamaja e patrembur ndaloi të kalonte trafikun për ta marrë ombrellën e saj, e cila ishte thyer në incident, derisa vajza e saj e mori telefonin nga tokë pasi i kishte rënë hajdutit. /Telegrafi/