Telegrafi

Gruaja në Australi kap një peshkaqen të vogël, por atë ja rrëmben një krokodil

Një peshkatare e shokuar kapi një moment të frikshëm kur një krokodil gjigant doli nga uji dhe gëlltiti një peshkaqen që kishte kapur.

Yvonne Palmer, e cila po peshkonte në Cardwell Beach në Queensland, Australi, nuk u befasua pak kur një krokodil doli nga uji.

“Shikoni këtë përbindësh …”, dëgjohet të thotë ajo në regjistrim, i cili menjëherë tërhoqi shumë vëmendje në internet, transmeton Telegrafi.

“Sapo kapa një peshkaqen që nuk mund ta vendosja përsëri në ujë sepse ky zotëri po vinte dhe tani ai do të vijë ta hajë”, thotë ajo.  Më pas vlerësoi se krokodili ishte i gjatë rreth katër metra me bishtin akoma në ujë.

“Unë kurrë nuk jam tronditur aq shumë në jetën time”, tha ajo, duke shtuar më vonë se nuk mund të ndalet së dridhuri. “Mirësevini në Cardwell”, përfundoi ajo. /Telegrafi/