Telegrafi

Gruaja ndez cigaren në aeroplan, pohon se “kishte kaluar një ditë të gjatë”

Një grua u nxor jashtë nga fluturimi pasi ndezi një cigare dhe filloi të pinte duhan kur aeroplani u ul në pistë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, videoja e cila u ngarkua në TikTok nga @beatrixtrifonova të shtunën (28 gusht), tregon një grua e cila ishte ulur në sediljen e saj të aeroplanit duke pirë duhan, derisa udhëtarët e tjerë në fluturimin e Spirit Airlines mbesin të shokuar.

Pas këtij veprimi dikush fillon të kollitet derisa një tjetër person pohon se është i sëmurë nga astma.

E gjithë ngjarja besohet të ketë ndodhur në Florida të SHBA-së, te pista në Fort Lauderdale.

“Më falni? A mund të mos pini cigare tani?”, i drejtohet një pasagjer.

@beatrixtrifonovaSpirit flights be like… ##flight ##spirit

♬ original sound – Beatrix Trifonova

Ndërkohë, gruaja e cila po pinte cigare, iu përgjigj personave në bord duke murmuritur se “kishte pasur një ditë të gjatë”. /Telegrafi/