Që prej ditës së martë kur ndodhi shpërthimi gjigant në portin e Bejrutit, qindra foto dhe video janë shpërndarë nga mediat sociale.
Nga pamjet e shpërndara shihen momentet e ndryshme, si e kanë përjetuar njerëz të ndryshëm shpërthimin.
Një video e publikuar nga CNN, tregon momentin kur një grua shtatzënë ndodhej në spital për të lindur fëmijën e saj.
Emanuela ndodhej në Spitalin e Shën Gjergjit gati për të lindur ndërkohë që bashkëshorti i saj e filmonte.
Sapo filloi shpërthimi, fëmija lindi dhe ky moment u kap nga telefoni i babait.
Vogëlushi George dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore. /oranews/