Site icon Telegrafi

Gruaja me kërthizë të pazakontë nuk heziton ta ekspozojë në TikTok

Në të gjithë duhet të festojmë trupin tonë ashtu siç janë – dhe një grua është vlerësuar që ka treguar me krenari kërthizën e saj.

Përdoruesja e TikTok, Chi, e cila poston në llogarinë @iam_amakae, ndan rregullisht video kërcimi duke veshur bluza që zbulojnë kërthizën e saj.

Larg nga përpjekjet për ta fshehur atë, Chi e ka shfaqur me kënaqësi në TikTok dhe Instagram, transmeton Telegrafi.

Në një video ajo ka shkruar: “Trupi perfekt. Duaje Veten”.

Në një tjetër, Chi, shtoi: “Vetëbesimi, unë e vërteta”.

Ajo ka mbledhur mbi 3 milionë pëlqime në TikTok dhe njerëzit kanë nxituar t’i lavdërojnë videot e saj.

Njëri tha: “Je e bukur në çdo mënyrë dhe ajo kërthizë është prekja përfundimtare e bukurisë suaj”.

Një tjetër shtoi: “Po, është perfekt.” /Telegrafi/

@iam_amakae♬ son original – speedupsxxgs
Exit mobile version