Site icon Telegrafi

Gruaja kaloi 20 javë duke u veshur elegante çdo të mërkurë për të hedhur mbeturinat

Me vitin që na kufizoi në gjërat më normale dhe argëtuese që mund të bëjmë, na është dashur të bëjmë vetë argëtimin tonë.

Ndërsa shumica prej nesh e bëri këtë duke shikuar filma dhe seriale për disa javë, një grua i kompensoi rastet e humbura për të dalë jashtë duke u veshur në mënyrë elegante  për të hedhur mbeturinat.

Nicola Matthews, 49 vjeç, donte t’u jepte gëzim fqinjëve të saj mes pandemisë, kështu që filloi të vishej me fustane, flokë të rregulluar dhe grim. Ajo që filloi si një herë e vetme u bë një traditë javore, shkruan Metro.

Për 20 javë, Nicola u fotografua çdo të mërkurë në 20:00 jashtë shtëpisë së saj në Waltham Abbey, Essex, e gjitha e rregulluar me koshin e saj me rrota gati për të shkuar.

Veshjet filluan mjaft të thjeshta, por shpejt u rritën për të përfshirë doreza gome, kostume të frymëzuara nga Austin Powers, “Shtëpiake të dëshpëruara” dhe për javën e saj të fundit, një fustan bardh e zi i frymëzuar nga Marilyn Monroe. Miqtë, familja dhe fqinjët u bashkuan me argëtimin.

Veshja e inspiruar nga Marilyn Monroe

Në total Nicola mbajti paradën e saj të modës për 20 javë dhe ndihmoi në mbledhjen e parave për bamirësi. Ajo tha: “Ishte kaq qesharake të vishesha dhe të dilja për të shtyrë koshin tim me rrota”. /Telegrafi/

Exit mobile version