Site icon Telegrafi

“Gruaja ime, urime dita e dashurisë sonë”, Fisnik Syla i bën befasi Fjolla Morinës

Fisnik Syla dhe Fjolla Morina Foto: Instagram

Çifti i njohur, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla, po festojnë Ditën e të Dashuruarve.

Në rrjetin social Instagram, ishte biznesmeni ai që ofroi pamje të mrekullueshme nga befasia që kishte përgatitur.

Në postimin e parë Syla shihet i vetëm në fotografi, ndërsa darkon së bashku me bashkëshorten e tij.

Foto: Instastory

Përpos që ofroi pamje nga dhoma përplot trëndafila, Fisniku ka ndarë një imazh edhe të Fjollës.

“Gruaja ime, urime dita e dashurisë sonë”. Ka shkruar ai në përshkrim.

Foto: Instastory

Fjolla në anën tjetër shihej e veshur me plot stil, duke vënë në fokus linjat e formësuara trupore.

Vlen të përmendet se çifti para dy muajve, bën të ditur se janë martuar zyrtarisht. /Telegrafi/

Foto: Instastory
Exit mobile version