Telegrafi

Gruaja godet me thikë bashkëshortin në Paskuqan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Paskuqan. Mësohet se gruaja ka goditur me thikë bashkëshortin e saj, duke e lënë atë të plagosur.

raportohet se fillimisht burri, 25 vjeç, ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila ka reaguar duke e goditur atë me thikë.

Mësohet se 25-vjeçari është dërgua në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Rreth orës 20:50, në Paskuqan, shtetasja R. A., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës bashkëshortin e saj, shtetasin A. Sh., 25 vjeç.

Si pasojë 25-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./A2 CNN