Site icon Telegrafi

Gruaja gjen më shumë se 200 dollarë te një nga lodrat e vajzës së saj – pergjigjja e kësaj të fundit se si përfunduan aty ishte epike

Shumica e fëmijëve kanë vetëm disa monedha të lira në kutinë e kursimeve.

Kështu, kur gruaja Clarissa Garza gjeti më shumë se 200 dollarë të fshehura te një nga lodrat e vajzës së saj ajo u trondit.

Në faqen e saj në TikTok @rissa_xo.xo, gruaja nga Teksasi zbuloi se si vajza e saj pesëvjeçare kishte grumbulluar para.

“Ajo është pesëvjeçare, kështu që nuk e di nga do t’i merrte paratë. Le të shohim sa ka këtu”, thotë ajo në një video.

Ajo arriti në një total prej 247 dollarësh pasi i numëroi ato dhe shumë të tjerë e morën në formë qesharake rastin kur e kuptuan se nga i kishte marrë pesëvjeçarja ato para.

Në videon virale, Clarissa pyeti vajzën e saj: “Ku i gjete ato para?

Më pas për habinë e saj, e vogla iu përgjigj: “Në çantën tënde”.

Pesëvjeçarja thotë se i kishte fshehur ato para “për t’i mbajtura të sigurta”. /Telegrafi/

@rissa_xo.xoSeriously ! Lol♬ original sound – Clarissa Garza
@rissa_xo.xoReply to @mia_babe26 the answer to everyone’s question ##kids ##funny ##money ##cutie ##fyp ##lol ##fy ##haha

♬ original sound – Clarissa Garza

Exit mobile version