Në Maqedoni sot filloi Samiti global i grave lidere në të cilin marrin pjesë mbi 300 gra nga pesë kontinente dhe rreth 40 panelistë të cilët do t’i ndajnë përvojat e tyre si të bëhesh grua lidere, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
Sipas bashkëshortes së presidentit të Republikës së Maqedonisë Maja Ivanova, e cila është mbështetëse e ngjarjes, vetëm me dashuri, përkushtim, angazhim dhe rezistencë mund të jesh i suksesshëm dhe të arrihen planet dhe qëllimet e projektuara.
Gruaja, konsideron Ivanova, është simbol i të gjitha vlerave familjare dhe themel i bashkësisë, e cila në mënyrë joegoiste e ndan dashurinë e saj, punën e saj dhe e investon veten në çdo rol edhe si nënë, bashkëshorte, mike, punëtore, profesioniste dhe si lider.
Ajo përkujtoi se një pjesë e aktiviteteve të saj janë të orientuara ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta, veçanërisht të fëmijëve me autizëm, një pjesë e personave me sëmundje të rralla, ndërsa një pjese e angazhimeve edhe të fëmijëve dhe shëndetit të tyre.
Për kryetaren e Lidhjes së Odave Ekonomike Danella Arsovska, gratë në tregun e punës janë aktivë gjithkund dhe në 20 vitet e fundit tejkalohet hendeku në lidhje të barazisë gjinore.
Ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Marta Arsovska Tomovska konsideron se përfaqësimi i gruas në politikë nuk është në nivel të kënaqshëm dhe duhet të punohet në këtë fushë.
Edhe për kryetaren e Shoqatës së grave të biznesit të Maqedonisë, Valentina Disoska, mungojnë gra në pozitat menaxheriale edhe ajo është ajo në çka duhet t’i kushtojmë vëmendje në të ardhmen.
Forumin dyditor e organizon Lidhja e Odave Ekonomike në bashkëpunim me Shoqatën e grave të biznesit, ndërsa në të do të promovohet edhe Platforma globale e grave lidere nga sektori publik dhe privat në të cilin për herë të parë përfshihen edhe gra lidere nga Maqedonia. /Telegrafi/