Telegrafi

Gruaja e Tottit ankohet për kokëdhimbje nga seksi i tepërt

Francesco Totti është duke kaluar periudhën më të vështirë në karrierë te Roma, mirëpo në jetën private po i ec shumë mirë.

Ai është bërë baba për të tretën herë, pasi gruaja e tij, Ilary Blasi, ka sjellë në jetë një vajzë që e kanë pagëzuar Isabel.

Me këtë rast, ‘princi romak’ ka dhënë një intervistë duke folur për seksin, transmeton Telegrafi.

“Gjithmonë zgjedh opsionin që të marr iniciativën në krevat. Dua të bëj seks çdo ditë, gjatë gjithë ditës. Megjithatë, gruaja ime vazhdimisht ankohet për kokëdhimbje”.

“Nëse japim një mesatare, bëjmë seks tri herë në javë. Kjo nuk është edhe aq keq”, ka deklaruar Totti. /Telegrafi/