Luis Suarez dhe bashkëshortja e tij, Sofia Balbi, i kanë shijuar pushimet në Ibiza të Spanjës.
Pas përfundimit të kampionatit spanjoll, futbollisti i Barcelonës dhe familja e tij kanë vendosur të udhëtojnë drejt ishullit të popullarizuar.
Ata janë shoqëruar nga çifti i famshëm, Lionel Messi dhe Antonela Roccuzzo, me të cilët janë argëtuar bashkë në një jaht luksoz.
G Tres dhe SplashNews kanë publikuar fotografi të tyre, ndërsa Sofia ka tërhequr vëmendjen me format trupore teksa është shfaqur me bikini.
Së bashku me ta në këtë udhëtim ndodheshin edhe fëmijët e tyre, Delfina (nëntëvjeçare), Benjamin (gjashtëvjeçar) dhe Lautaro (20 muajsh). /Telegrafi/